Mançurishti, fshati i mollëve

Hënë, 22 October 2018 20:27

Nga Jorelda Muso

Fshati për të cilin do të lexoni më poshtë quhet Mançurisht, dhe është në krah të majtë në hyrje të Devollit. Jam e sigurt që nuk keni dëgjuar asnjëherë ,por me siguri keni dëgjuar të flitet për Devollin dhe Korçën .

Mancurishti është pjesë e Devollit ,një ndër fshatrat ku rreshtat me pemë e mollëve janë të parat që te sheh syri sapo hyn në rrugën, që të çon për në qendrën e tij. Ai është një fshati i vogël dhe me shumë problem, por banorët e tij janë krenarë që janë pjesë e tij, pasi ka një natyrë madhështore që të le pa frymë.

 Siç e shpreha pak më lart ,e veçanta e këtij fshati janë mollët . Mund të them me siguri së është një ndër fshatrat që prodhon sasinë më të madhe të mollëve në vit. Tokat janë mbushur me molë starkine(që janë mollët e kuqe komplet),gold (mollët e verdha), hajdare (mollët gjysëm te kuqe, gjysëm të verdha) grasmith(mollët jeshile) dhe shumë lloje mollësh të tjera. Banorët zgjohen dhe flenë me një ndjenjë krenarie sa herë që vjen periudha e vjeljes ,pasi është moment kur mbledhin frytin e një viti të tërë pune dhe shpenzimesh që kanë bërë për to. Gjatë muajit tetor nuk sheh asnjë banor në fshat, pasi të gjithë janë në tokë duke mbledhur mollët. Ata zgjohen çdo ditë për një muaj rresht në orën 6 dhe kthehen në shtëpi në orën 8 të darkës, duke marrë dhe drekën me vete.

Me pak fjalë gjithë koha dhe shpenzimet e tyre shkojnë për mollët nga te cilat mund dhe mos të fitojnë pasi nuk ka një treg të mirëfilltë.

Këtë vit ka pasur shumë prodhim dhe çmimi i mollëve është shumë i ulët. Më këtë çmim ata nuk mund të nxjerrin shpenzimet e kimikiateve bujqësore, jo më të tyret.

Zonja Majlinda një banore e fshatit na thotë: “Jetesa është shumë e veshtirë, pasi nga lekët që marr nga mollët duhet të mbaj 3 fëmijët e mi te cilët shkojnë në shkolle, vjehrrën, burrin dhe veten. Nësë nuk do kasha lopën ,prej të cilës shes qumështin dhe pensionin e vjehrrës ku I cili gjysmi shkon për ilaçet e saj dhe faturat, nuk do ia dilja. Prandaj po përpiqem se nuk dua që fëmijët e mi të përfundojnë si mua. “Këtë vit molla nuk shkon fare dhe ju e merrni me mend se çfarë do të thotë kjo”.

Sapo hyn në fshat sheh shtëpitë e bukura 2-katëshe të banorëve. Ata kanë punuar gjithë jetën për të ndërtuar këto shtëpi ose mund t’i kenë ndihmuar fëmijët të cilët I kanë jashtë shtetit për t’i ndërtuar.

Maçurisht ka 12 sylynjarë prej të cilëve rrjedh uji nga mali. Ai është ujë të cilin e konsumojnë të gjithë banorët dhe nësë shkon në dyqane për të blerë një shishe ujë shitësit të thonë: “Nuk kemi shishe me ujë ,pasi këtu janë çezmat dhe ndodhen afër fundit të fshatit.”

 IMG 6504

Në mes të Fshatit kalon një burim prej të cilit më parë banorët lanin enët dhe rrobat ,ndërsa tani nuk ka atë funksion.

Mançurisht ka pasur 150 shtëpi dhe 600 banorë para se të largoheshin në emigrim. Ndërsa tani ka 300 banorë pasi gjysma e tyre kanë emigruar në Amerikë, Greqi, Francë dhe Itali. Pjesa e mbetur janë moshë mesatare 40 vjeç dhe merren me bujqësi. Në fshat nuk sheh asnjë këmbë njeriu ,pasi të gjithë kanë toka me mollë dhe janë duke mbledhur mollët. 

Screenshot 2Screenshot 2

Në fshat nëse vjen nuk ka asnjë vajzë të moshës 19-27 vjeç, pasi janë larguar të gjithë. Aty mund të gjesh vetëm 10 djem, të cilët ndodh të largohen gjatë vitit jashtë shtetit për të punuar aty me viza pune.

Pra siç mund ta lexoni jeta në fshat është e vështirë, por jo nga kushtet, por sepse nëse punon nuk vlerësohesh. Bujqësia duhet të ishte një prioritet, por nuk ndodh kështu dhe kjo shtyn pjesën më të madhe dhe që ta lenë fare, pasi shohin se nuk ia dalin të nxjerrin as shpenzimet për kujdesin ndaj tyre.

IMG 6503

 Pavarësisht gjithë vështirësive që kam shkruar, po iu zbuloj që dhe unë jam nga Mançurishti dhe jam shumë e sigurt që fëmijërinë që kam kaluar këtu nuk do e kaloja më bukur në asnjë vend tjetër.

Modifikuar më Hënë, 22 October 2018 20:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...