Efektivë të Komisariatit të Policisë së Kavajës kanë bërë të mundur arrestimin e një 54-vjeçari, i cili rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Ai rezulton i akuzuar për veprat penale “vjedhje me armë”, “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “shfrytëzim prostitucioni” në Itali, shkelje për të cilat Gjykata e Brescias ka lëshuar urdhërarrestin ndërkombëtar.