16-vjeçari kampion i botës në Tetris

Tuesday, 23 October 2018 09:08

Një 16-vjeçar nga Kalifornia është shpallur kampion bote në Kampionatin Botëror të Tetrisit.

Loja kompjuterike ikonike është 13 vjet më e vjetër se kampioni i vet.

Joseph Saelee mposhti Jonas Neubauerin në finale, kampionin e shtatëfishtë në historinë tetëvjeçare të kampionatit.

Ai ka thënë për BBC-në se ka nisur të luante Tetris në vitin 2016 dhe e luan në konsolën origjinale të vitit 1985, Nintendo NES.

Login to post comments