Banorët e Mbreshtanit në Berat duhet të udhëtojnë 2 km për të mbushur ujë.
Uji i Mbreshtanit buron nga Mali i Shpiragut dhe për herë të parë depot e ujit në këtë fshat u ndërtuan gjatë kohës së pushtimit italian.
Banorët thonë se uji që buron nga Shpiragu ikën dëm dhe fshati duhet të marrë ujë nga Bogova.
Edhe pse kjo zonë është shumë e pasur me burime nëntokësore, nëpër shtëpitë e fshatit uji mungon dhe banorët thonë se shpesh u është premtuar, por deri tani asgjë nuk është bërë./tch