Dy shtetas grekë dhe një shqiptar, të moshës 23, 24 dhe 23 vjeç, janë arrestuar orët e para të së hënës, në afërsi të Kosturit.
Mjeti që drejtohej nga 23-vjeçari grek nuk i ndaloi policisë për kontroll dhe e shtoi shpejtësinë.
Në të njëjtën kohë, dy bashkudhëtarët e tjerë nisën të hidhnin nga mjeti paketa të ndryshme, që siç rezultoi më vonë përmbanin lëndë narkotike.
Pas një operacioni të koordinuar të policisë, mjeti u ndalua dhe tre të rinjtë u arrestuan, edhe pse bënë rezistencë të fortë.
Ndërkohë policët kishin mbledhur nga rruga gjithë paketat që pas peshimit doli se ishin 39 kg kanabis.