Skandali/ Pensionistja i paguan shtetit pensionin që nuk e ka marrë!

E mërkurë, 24 October 2018 22:25

Fiks Fare solli rastin e një zonje nga fshati Dom i rrethit Mat, e cila po merr vetëm gjysmën e pensionit që i takon, pasi është shpallur debitore ndaj ISSH. Sipas kësaj të fundit zonja ka përfituar dy pensione në të njëjtën hark kohor. Nga ana tjetër Dude Lleshi ka marrë vetëm pensionin e pleqërisë.

Vajza e saj Zamira Lleshi, tregon për Fiksin se kanë përfituar një pension familjar që në 1996 kur i vdiq i ati, dhe e morën këtë pension derisa e ëma doli në pension pleqërie. Pas vitit 2001 familja Lleshi merrte vetëm pensionin e pleqërisë.

Zamira tregon për Fiksin se ka dy vite që mamaja e saj po merr vetëm gjysmën e pensionit të pleqërisë, pasi ka dal se ajo ndërkohë që merrte pensionin e pleqërisë merrte dhe atë familjar deri në vitin 2008.

Debia e zonjës Dude përllogaritet në 2 milionë lekë të vjetra, për të cilat asaj i mbahet 50 përqind e pensionit.

Zonja Dude Lleshi thotë për Fiksin se jeton e vetme, se vetëm atë pension kishte, edhe ai ju përgjysmua. “Shtëpi nuk kam, ma ka liruar djali i kunatit, edhe atë pension që merrja e marr gjysëm, nuk më del vetëm për ilaçe” thotë e moshuara.

Gazetarët e Fiksit në dokumentet që morën në familjen Lleshi, vunë re se vitet për të cilat sot familja ishte debitore ishin pension i tërhequr jo në qendrën paguese të fshatit të tyre, por qendra paguese ishte ndryshuar nga inspektorët në një fshat tjetër pa asnjë motiv. Pra pensioni familjar i cili duhej të ishte mbyllur kishte kaluar në fshatin Rukaj nga fshati Suç ku zonja ishte banore.

Pas këtij konstatimi grupi i xhirimit të emisionit investigativ shkoi për një përgjigje në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore Mat, punonjësja Farie Dezhgiu e cila ka bërë edhe ndryshimin e qendrës paguese në ato vite, nuk pranon të ketë lidhje me lëvizjen dhe me ato vite. “S’kam lidhje fare me këtë gjë, në atë kohë s’kam patur fare lidhje ” thotë zonja Dezhgiu. Ndërkohë përgjegjësi i Agjencisë Gëzim Leka thotë se një ndryshim të tillë e ka si kompetencë për ta bërë vetëm Drejtoria Rajonale Peshkopi. “Nëse e kanë bërë punonjësit e Agjencisë të shkojnë para ligjit, askush të mos i fshihet ligjit” thotë z.Leka.

Meqë punonjësit e Agjencisë Mat pretenduan se ndryshimi i qendrës paguese ishte bërë nga Drejtoria Rajonale gazetarët e Fiksit ju drejtuan kësaj të fundit.

Drejtori i kësaj drejtoria Shpëtim Murrja , tha “Ne kemi një dokument ku ndryshimi i qendër pagesës është bërë nga Farie Dezhgiu dhe Gëzim Leka, të cilët janë edhe punonjës aktual në këtë agjenci. ” Nuk ka masë administrative, për to është pak masa administrative, do t’i çojmë për ndjekje penale dy punonjësit e Agjencisë Mat” tha drejtori i ISSH Peshkopi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...