Operacioni antidroge ka pasur edhe nje dekonspirues nga radhët e uniformave blu. Sipas dosjes së Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Bledar Koçi, punonjës në Sektorin Kundër Narkotikëve në Policinë e Fierit, ka ndihmuar anëtarët e grupit kriminal dhe konkretisht nëpërmjet shtetasit Hajri Seferi, duke shfrytëzuar të dhënat dhe pozicionin e punës së tij.
Prokuroria thotë se ka të dhëna se personi në fjalë ka pasur informacion për shkak të detyrës dhe ka mbajtur të informuar për lëvizjet e organeve hetimore shtetasin Hajri Seferi dhe anëtarët e grupit të tij.
Madje, veprimet e tij kanë sjellë pasoja në hetimin, duke vështirësuar punën e grupit, ku ndër të tjera, pasi i është vënë GPS, audio-lokalizuese, në automjetin e Hajri Seferit, Bledar Koçi e ka informuar lidhur me instalimin e kësaj pajisjeje. Pajisja më pas u zbulua nga të dyshuarit, disa ditë pasi ishte vënë dhe për këtë arsye policia u detyrua ta çinstalonte