Ambasada amerikane në Tiranë reagon sërish në lidhje me aplikimin për lotarinë.
U bëhet me dije të gjithë shqiptarëve që të mos bien pre e mashtruesve që kërkojnë lek, pasi aplikimi është falas.
Madje ata që u thonë se keni më shumë mundësi për të qenë përfitues thjesht mashtrojnë pasi përzgjedhja është automatike.
“Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit https://bit.ly/2l7myjg dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip hap pas hapi si të plotësoni formularin tuaj https://bit.ly/2RC6zZI”, njofton ambasada.
Aplikimi vazhdon deri me date 6 nentor.