Në tregun valutor vendas, euro vazhdon në rënie. Blihet sot me 124.30 lekë dhe shitet me 125.10 lekë. Duket se është ndikuar dhe nga rënia e euros në tregjet ndërkombëtare.
Dollari amerikan ditën e sotme blihet me 109 lekë. Është forcuar dhe shitet me 110 lekë. Javën e ardhshme parashikohen nivele të ulta sërish për këtë monedhë.
Paundi britanik blihet sot me 140.50 lekë dhe shitet me 141.50 lekë. Kjo monedhë ka pësuar rënie gjatë javës së fundit, por pritet sërish forcim drejt nivelit të 143 lekë.