Ka zgjatur vetëm pak minuta mbledhja në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku mazhoranca rrëzoi me votat e saj dekretin e Presidentit Ilir Meta, që kërkonte që Kuvendi ta rishqyrtonte ligjin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Kreu i komisionit, Shalsi tha se “bëmë gjykimin dhe ndryshimet që i vlerësuam të nevojshme. Jemi pro ndërtimit të një teatri të ri”. Sic duket Rilindja eshte e vendosur te betonizoje Tiranen.
Pas kësaj, dekreti i kalon tashme seancës plenare.
Dekreti futet automatikisht në rendin e ditës, mundet që sot, pasi seanca plenare nis në orën 10:00.
Në Kuvend do të jetë sërish e vetme mazhoranca për ta votuar këtë dekret që sapo e rrëzoi, pasi ka shprehur bindjen se vendit i nevojitet një Teatër i ri. Nga ana tjetër, në Kuvend nuk do të jetë e pranishme opozita, e cila refuzon të punojë në një sallë me deputetë të inkriminuar si Taulant, Balla, Jurgis Çurbja apo ministrat, fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj etj.