Çmimet e ndërtesave do të vijojnë të rriten për sa kohë nuk ka zgjidhje për taksën e infrastrukturës. Në një intervistë për televizionin SCAN, kryetari i shoqatës së ndërtuesve, Luigj Aleksi kërkon, zgjidhje të problemeve fiskale të cilat po has ky sektor.
Gjatë çeljes së panairit të ndërtimit, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka e cilësoi të ndotur vendin nga urbanizimi për të cilin nevojiten reforma.
30 kompani, mes të cilave edhe universitete, marrin pjesë në panairin e ndërtimit, që do të zgjasë deri në datë 27 tetor. Në këtë panair do të prezantohen zhvillimet më të fundit në ndërtim , arkitekturë dhe planifikimin urban.