Këmbimi valutor/Forcohet Dollari amerikan, në rënie Paundi britanik

Premte, 26 October 2018 16:23

Në tregun valutor vendas, euro e mbyll javën në nivele të ulta. Një euro blihet sot me 124.30 lekë dhe shitet me 125 lekë.

Dollari amerikan i forcuar ditën e sotme. Një rritje kjo graduale nga fillimi i javës. Blihet sot me 109.20 lekë, nga 108 që blihej të hënën. Dhe shitet me 110 lekë.

Në tregun e monedhës britanike ka luhatshmëri. Gjatë gjithë javës ka pësuar ulje e ngritje të njëpasnjëshme. Sot këmbehet në vlerat me të ulta të javës. Blihet sot me 139.80 lekë, dhe shitet me 140.50 lekë.

Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:

EUR/ALL 124.30 -125.00

USD/ALL 109.20 -110.00

GBP/ALL 139.80 – 140.50

AUD/ALL 76.50 – 77.40

CAD/ALL 83.00 – 84.00

CHF/ALL 109.20 – 110.00

Login to post comments