DW citon gjermanët: Zbulohen lidhjet e politikës me krimin

Premte, 26 October 2018 20:28

Media gjermane, ‘Deutche Welle‘ i ka kushtuar një artikull të zgjeruar operacionit ‘Vol-vo 4’, i cili u finalizua me arrestimin e 34 personave, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe 10 të tjerë. Sipas ‘DW’, ndikim të madh në nxitjen e arrestimeve kanë pasur veçanërisht autoritetet gjermane, ndërsa për herë të parë zbulohet se

“Një precedent kuptimplotë i rezultateve pozitive nga bashkëpunimi dypalësh është ai i sekuestrimit nga policia në shkurt të këtij viti, në Durrës, të 613 kg kokainë, që vinte nga Kolumbia, e destinuar për në Gjermani. Pas 3 muajsh policia gjermane sekuestroi në Bavari 1,8 ton kokainë, të fshehur, po në të njëjtën mënyrë, si në rastin e Durrësit: në kuti bananesh”, zbulon DW duke shtuar:

“Pas arrestimeve në Bavari, Antidroga gjermane shtriu hetimet e saj edhe në Shqipëri. Policia e shtetit shkatërroi në fillim të kësaj jave ciklin e mbyllur të trafikimit të lëndëve narkotike në Shqipëri edhe falë shkëmbimit të informacionit mes policive dhe agjensive ligjvënëse të Gjermanisë dhe sidomos hetimeve gjermane në Shqipëri”, shkruan ‘Deutche Welle”.

‘DW’ kujton se Shqipëria u shndërrua brenda 15 – 20 viteve të fundit në një nga vendet që kryeson në botë trafikun e lëndëve narkotike. UNODC ( UN Office on Drugs and Crime ) në Raportin vjetor 2017, ”Problemi i Drogës, Krimit të Organizuar, Flukseve të Paligjshme Financiare, Korrupsionit dhe Terrorizmit ” thekson: “Grupet kriminale të Shqipërisë janë në vend të parë në trafikun botëror të hashashit, heroinës dhe në të tretin në trafikun e kokainës”.

Modifikuar më Premte, 26 October 2018 20:31
Login to post comments