Një metaforë motivuese; Cilat vende po rrisin njerëzit më produktivë?

Diel, 28 October 2018 12:14

Dy janë treguesit që masin kapitalin njerëzor, duke përdorur të dhënat e arsimit dhe shëndetit

Pavarësisht reputacionit të ashpër, edhe ekonomistët luajnë shpesh me metaforën dhe krahasimin, njësoj si shkrimtarët. Një shembull i njohur është edhe “kapitali njerëzor”, sipas Deirdre McCloskey nga Universiteti i Illinoisit. Ekonomistët kanë krahasuar njohuritë, aftësitë dhe qëndrueshmërinë me kapitalin fizik, siç janë impiantet dhe pajisjet, që nga koha kur Adam Smith, i cili i vendoste “aftësitë e fituara dhe të dobishme” të popullit të një vendi përbri me disa lloje të kapitalit fiks, si “makinat e nevojshme” dhe “ndërtesat fitimprurëse”, shkruan The Economist.

Ndryshe nga shkrimtarët, ekonomistët preferojnë t’i shoqërojnë analogjitë e tyre me vlera të caktuara, për shembull nëse jeni 15 ose 20% më i bukur ose më i zgjuar. Sipas kësaj logjike, Banka Botërore zbuloi javën e kaluar një masë të re të kapitalit njerëzor për 157 shtete.
Indeksi i saj kombinon pesë indikatorë të shëndetit dhe arsimit (duke përfshirë probabilitetin e vdekjes para moshës 5 vjeç dhe midis moshës 15 deri në 60 vjeç, shanset e rritjes së ngadaltë, vitet e shkollimit që një fëmijë mesatar do të kryejë deri në moshën 18 vjeç dhe rezultatet që ata mund të presin në testet e ndryshme shkollore) për të matur sesa shumë kapital njerëz mund të akumulojë një person i lindur në ditët e sotme.

Ai ndjek pothuajse një rrugë të ngjashme me indeksin e Institutit të Vlerësimit dhe Metrikës së Shëndetit për 195 shtete, të botuar në Lancet, në një revistë mjekësore, në shtator të këtij viti. Të dy indekset përpiqen të pasqyrojnë cilësinë e arsimit, jo vetëm sasinë. Një numër më i madh shtetesh marrin pjesë në nisma si PISA, Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve, i cili në vitin 2015 testoi nxënësit në 72 vende. Me pak përpjekje, këto masa të ndryshme mund të bëhen të krahasueshme.

Kjo u mundëson kërkuesve që të llogarisin se cili vit shkollimi është më i vlefshëm në pjesë të ndryshme të botës. Për shembull, Banka Botërore llogariti se një vit arsimimi në Afrikën e Jugut vlen vetëm rreth 60% sa një viti arsimimi në Singapor. Çuditërisht, korrelacioni midis dy indekseve është i afërt (shih grafikun). Amerika renditet e 24-ta në indeksin e ri të Bankës Botërore dhe e 27 në indeksin e Institutit të Vlerësimit dhe Metrikës së Shëndetit të publikuar në shtator. Kina renditet e 46-ta në indeksin e shtatorit dhe e 44 në këtë të fundit.

Por ka gjithashtu mospërputhje të dukshme. Në indeksin e bankës, Bangladeshi ka rezultate më të mira se India dhe Vietnami më të mira se Malajzia, dhe Mbretëria e Bashkuar më të mira se Franca, por asnjë prej këtyre vlerësimeve nuk përputhet me indeksin e Institutit të Vlerësimit dhe Metrikës së Shëndetit. Madje edhe shtetet që kryesojnë renditjen e këtyre dy indekseve janë të ndryshme. Në indeksin e Bankës Botërore qëndron Singapori, ndërsa indeksi i botuar në shtator ka në krye të tij Finlandën.

Ndërsa në indeksin e këtij të fundit, Singapori renditet në vendin e 13-të. Divergjenca pasqyron dy dallime në qasje. Metoda e Bankës Botërore nuk e merr parasysh arsimin e lartë (që është edhe më i përhapur në Finlandë sesa në Singapor). Edhe shifrat e shëndetit janë shumë të papërpunuara për të bërë dallimin midis popullsisë së shëndetshme të Singaporit dhe popullsisë më të shëndetshme të Finlandës.

Indekset nuk shërbejnë vetëm për të gjeneruar të dhëna. Ata janë edhe mjete motivuese, dhe prandaj Banka Botërore është e shqetësuar se qeveritë nuk po investojnë thuajse fare në kapitalin njerëzor. Të dy indekset synojnë të kenë ndikim pozitiv edhe në zbatimin e reformave. Investimet në kapitalin njerëzor mund të kërkojnë dekada për t’u realizuar dhe që të dyja indekset e mësipërme janë hartuar për të nxjerrë përfundime, të cilat do të përdoren në të ardhmen dhe në dobi të brezave të rinj, duke përmirësuar kushtet arsimore dhe shëndetësore që ekzistojnë tani.
Për shembull, vendimi i Francës për të filluar arsimin e detyrueshëm në moshën trevjeçare do të përmirësojë renditjen e tij kur brezi i parë i fëmijëve do të regjistrohen.

Indeksi i bankës ofron edhe një shtysë të mëtejshme drejt zbatimit të reformave. Ai i përdor kërkimet mbi kthimet ekonomike në shëndetësi dhe arsim, për të peshuar komponentët e indeksit të tij sipas kontributit të tyre në produktivitet.
Nëse një vend e dyfishon rezultatin e kapitalit njerëzor, ai duhet, që në planin afatgjatë, të dyfishojë edhe PBB-në e tij për person. Dhe pikërisht një perspektivë e tillë duhet t’ia hapë sytë qeverisë, por për fat të keq, indeksi ka ende mangësi në të dhëna dhe mbi të gjitha në të kuptuarin nga ana e ekonomistëve.

Të shumta janë shtetet që i testojnë rrallë nxënësit e tyre, e ndoshta ka edhe nga ato që nuk i testojnë fare.
Nëse nxënësit nuk testohen deri në moshën 15-vjeçare, atëherë çdo reformë që ndihmon nxënësit e shkollave fillore nuk do të përmirësojë renditjen e vendit deri sa ata të shkojnë në moshën e mësipërme për të plotësuar testet.

Banka Botërore e ka pranuar vetë se këto të dhëna kanë mangësi të mëdha, por ajo shpreson që ekzistenca e indeksit të saj do t’i motivojë qeveritë që ato të mbledhin të dhënat që indeksi ka nevojë për të funksionuar ashtu siç duhet. Ky indeks mbyllet me një tjetër shprehje metaforike nga Ms McCloskey: Banka Botërore ka krijuar një makinë sportive dhe tani ajo duhet të ndërgjegjësojë qeveritë që të ndërtojnë rrugë me infrastrukturën e duhur për këtë lloj makine.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...