Incident i rëndë në fshatin Bularat në Dropull të Gjirokastrës pak minuta para festës greke në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë në luften Italo-Greke.
Një 35-vjeçar Kostandinos Kaçifa banor i fshatit me shtetësi greke, ka qëlluar me automatik në ajër dhe më pas në drejtim të një makine policie.
Ngjarja ka ndodhur në mes të fshatit Bularat dhe 35-vjeçari ka qëlluar në distancë me armë automatike dhe ka ikur në drejtim të paditur.
Në ndjekje të tij kanë shkuar edhe forcat speciale RENEA. Vazhdojnë kërkimet nëpër mal për arrestimin e tij.