Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rexhio Emilia, Itali.
Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi makina me të cilën ai po udhëtonte ka përfunduar jashtë rruge në një zonë të pyllëzuar.
Siç bëjnë të ditur mediat italiane, shqiptari i identifikuar si Ernaldo Zefi 22 vjeç ka humbur jetën rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.
Sipas të dhënave të para të policisë, 22-vjeçari Zefi ka qenë duke udhëtuar me një makinë ‘Fiat 500’, kur në një kthesë ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar jashtë rruge.
Ai ka humbur jetën menjëherë.