FOTOT: Nesër inaugurohet aeroporti i ri i Stambollit, synon të kthehet në aeroportin më të madh në botë! (Detajet)

Diel, 28 October 2018 13:37

Liderë nga e gjithë bota do të marrin pjesë në ceremoninë e përgatitur për hapjen e pjesës së parë të aeroportit të ri të Stambollit që mbahet këtë të hëne. I ndërtuar nga një konsocium prej 5 kontraktorësh, me një vlerë 29 miliard dollarë ky aeroport ka qëllimin që të kthehet në një prej aeroporteve më të rëndësishëm të botës.

Ky investim ka një sipërfaqe 76 milion metra katrorë ndërsa faza e parë e aeroportit do t’u shërbejë 90 milionë pasagjerëve. Në total, kapaciteti i tij pritet të jetë mbi 200 milion pasagjerë, që është edhe dyfishi i trafikut të aeroportit të Atlantas që ka aktualisht trafikun më të madh të pasagjerëve në botë.

Pjesa tjetër e projektit parashikohet të përfundohet terësisht deri në vitin 2023. Ky aeroport do të ketë edhe një nga komplekset më të mëdha në botë “duty-free shop”. Fluturimi inaugurues pritet të bëhet me 31 dhjetor ndërsa në vijim pritshmëria është që të ketë një aktivitet ditor prej 2 mijë avionësh.

Login to post comments