"Grek ose vdekje!" Paralajmërimi i incidentit në Bularat

Diel, 28 October 2018 14:11

Një incident i rëndë ndodhi në Bularat të Gjirokastrës mëngjesin e kësaj të diele, ndërsa zhvillohej festa e Greqisë, në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke.

Një 35-vjeçar me shtetësi greke, Kostandinos Kaçifa qëlloi me armë ndaj policisë shqiptare dhe më tej u fsheh në një zonë të fshatit, ku po bëhet aksion për kapjen e tij edhe me ndihmën e RENEA-s. Sipas policisë, 35-vjeçari fillimisht ka qëlluar në ajër, në kohën kur po zhvillohej aktiviteti. Porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij, Kaçifa ka hapur zjarr me breshëri ndaj uniformave blu duke rrezikuar jetën e tyre. Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i automjetit të policisë.

Mjafton të kërkosh në Facebook, për të kuptuar me shumë, se kush është 35-vjeçari që ngriti armën ndaj policisë shqiptare. Minoritari 35-vjeçar jeton në Athinë dhe prej 1 jave ka shkuar në fshatin e tij në Bularat të Dropullit. I veshur me rroba të ushtrisë greke, në profilin e tij në Facebook, Kaçifas ka plot mesazhe ku bën thirrje për rezistencë të grekëve në jug të Shqipërisë, të cilët i quan “vorio-epiriotë”.

Në njërin prej këtyre, të cilin e ka shkruar ditët e fundit Kaçifas shkruan:

“Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa  të zotët e shtëpisë. Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore. Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë. Grek ose vdekje!”

Ndërkohë, historiani Arben Llalla, në një postim në Facebook, shkruan se  Kostandin Kacifa, është njeriu i trupave speciale greke dhe se gjithçka ka qenë një skenar i mirëmenduar.

“Konstandin Kacifas, njeriu i trupave speciale të ushtrisë greke qëlloj mbi policinë e Gjirokastrës. Fotot ekskluzive nga grupi i ushtarëve grekë që mbështetën Kacifas që të largohet në drejtim të Greqisë. Dje i sapo ardhur nga Greqia Konstandin Kacifas me njerëzit e Agimit të Artë, shpalosën në Jugun e Shqipërisë flamurin e Autonomisë greke. Skenarë i përgatitur mirë nga sigurimi grek, mos u gënjeni se ka probleme psikologjike Kacifas”, shkruan historiani në Facebook.

Në Bularat kanë shkuar forcat RENEA duke patrulluar nga terreni dhe duke kërkuar nga ajri me helikopter për të gjetur autorin e dyshuar./ekspress

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...