I dënuar me 16 vite burg, arrestohet 48-vjeçari nga Shkodra (emri)

Diel, 28 October 2018 14:27

Policia e Shkodrës gjatë vijimit të kontrolleve të të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe për kapjen e personave në kërkim ka arrestuar një 48-vjeçar.

Në pranga të policisë është vënë Dedë Lufaj, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër, i cili ishte i dënuar me 16 vite burg, ‘për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë.’

Ky shtetas me datë 04.07.2014 në lagjen Dedaj, fshati Vuksanaj-Shalë, Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasve N. L., Z. L. dhe Sh. L.

Njoftimi i policisë

Shkodër.

Kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore.

Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe për kapjen e personave në kërkim.

Kontrollet nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Gjate kontrolleve Policia kap dhe ndalon një person të shpallur në kerkim, i dënuar me 16 vite burg.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, pas një pune të mirëorganiziar nga forcat e policisë të D.V.P Shkodër, në fshatin Vuksanaj, Shalë, në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës, është bërë e mundur kapja e personit në kërkim, shtetasit:

Dedë Lufaj, 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendim nr. 155 (664), datë 18.02.2016 ka lënë në fuqi vendim nr. 565, datë 16.10.2017, nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 16 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78/1-22 e 278/4 të Kodit Penal,

Ky shtetas me datë 04.07.2014 në lagjen Dedaj, fshati Vuksanaj-Shalë, Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasve N. L., Z. L. dhe Sh. L.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...