Nga Luçiano Boçi
Një nga shpërdorimet me ekselente qe ka bërë Rama në këto vite, është kategoria e maturantëve e studentëve që thirren me përcaktimin EKSELENTË.
Vërtet në sajë të arritjeve të tyre ata zgjedhin degën që duan. Por gjithçka stopohet këtu e nuk shkon më tej.
Asnjë inkurajim, asnjë mbështetje për ta, asnjë kujdes që kjo pjesë e bukur e elitës së një kombi, të jetë e projektuar për të nesërmen që vjen shpejt.
Rastësia vendos për gjithçka.
Dikush ikën larg me betimin për të mos u kthyer.
Dikush e var ekselencën për arsye deri ekonomike në kremastarin e harresës dhe rrjedha e jetës e degdis kuturu.
Dikush tjetër i dorëzohet ambientit të trishtë dhe trendit aspak stimulues për atë që lexon.
Po shteti, ministria, qeveria?!
Vëzhgojnë e qeshin, tallen e lozin.
Mbështesin disa pak që duan dhe mjaftohen me kaq.
Të tjerët i dorëzojnë tek mediokriteti e mesatarizimi i së përditshmes, ku ato të fiken dalëngadalë.
Ndërkohë propaganda vazhdon.
Në mënyrë ekselente për të mbushur sallat me EKSELENTËT.
Kështu ndodhi dhe me EKSELENTËT e mësuesisë që Rama për turp, i ofroi nga xhepi i rëndë i buxhetit, vetëm 10.000 lekë në muaj, gjoja për t’i motivuar në sakrificën e zgjedhur.
Po sa ishin gjithsej këto ekselentë, asnjëherë nuk e tha dhe a nxit kjo shumë qesharake orientimin e tyre drejt mësuesisë, askënd nuk pyeti!!!?
Në një vëzhgim të shpejtë nr i tyre është disa pak.
Në degën Gjuhë-Letërsi, nga 180 studentë të viti të parë , vetëm 2 kanë mesatare mbi 9.
Në Gjeografi, nga 180 studentë, 6 kanë mbi 9.
Në Histori, nga 180 vetëm 5 janë me mbi 9.
E kështu me rradhë...
Pra për EKSELENTËT Rama dhe Lindita, të marrë së bashku, do harxhojnë afër 200.000 deri në 300.000 lekë në muaj.
Aq sa perdet e kryeministrisë!!!?
Kaq vlen mendja në Shqipërinë e marrë peng nga paaftësia e papërgjegjshmëria!