Demokracia e Re: “Kacifas pagoi me jetë patriotizmin”

Diel, 28 October 2018 19:15

Për partinë më të madhe të opozitës greke, Demokracia e re, Konstantinos Katsifas “pagoi me jetën e vet patriotizmin e tij”.

Kështu nënvizohet në deklaratën e publikuar mbrëmjen e të dielës, të nënshkruar nga shefi i departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, Jorgos Koumoutsakos.

“Konstantinos Katsifas, pjesëtar i minoritetit etnik grek në Shqipëri, që po festonte duke ngritur flamurin grek në varrezat e të rënëve grekë në Bularat, pagoi me jetën e vet manifestimin e ndjeshmërisë patriotike”, thuhet në fillim të deklaratës.

 “Autoritetet shqiptare duhet që menjëherë të sqarojnë rrethanat e sakta të kësaj ngjarjeje tragjike”, vazhdon Koumoutsakos.

“Qeveria greke duhet të avancojë në një notë energjike ndaj qeverisë shqiptare, duke kërkuar informim të plotë, hetim të menjëhershëm të ngjarjes dhe dhënien e përgjegjësive aty ku ekzistojnë”, thotë shefi i marrëdhënieve me jashtë i Demomkracisë së Re.

Në fund, Koumoutsakos, u bën thirrje pjesëtarëve të minoritetit grek në Shqipëri “të ruajnë gjakftohtësinë”.

Login to post comments