Si do të jetë moti sot në Shqipëri

Hënë, 29 October 2018 08:14

Sipas Meteoalb, orët e para të ditës do të fillojnë me një mot të kthjellët dhe vranësira të herëpashershme duke gjeneruar shira në zonat veriperëndimore. Më pas gradualisht shirat shtrihen gjatë natës në pjesën tjetër të territorit shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e para të ditës por do të mbeten të pandryshueshme në mesditë, duke bërë që ekstremumet të variojnë nga 8-28 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 55 km/h në drejtimin jugperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 5 ballë. 

Login to post comments