Disa zona të kryeqytetit do të mbeten pa drita ditën e sotme dhe të nesërme për shkak të punimeve në rrjet.
Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në datat 29-30 tetor do të kryhet remont në nst Tec Kombinat gjatë intervalit kohor 9:00-13:00, për shkak të punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit. OSHEE ka njoftuar se zonat që do të mbeten pa energji në datën 29 tetor janë: Kombinat,Spitali dhe Zjarrfikësja. Ndërsa zonat që do të mbeten pa energji në 30 tetor janë: Subjektet private Freewing, Eurotrade, Kasalle, Vishaj, Damjan, Prush, Parafabrikatet.
OSHEE vijon punimet e planifikuara në rrjet në të gjithë vendin me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji elektrike.