Vrasja e ushtarit, sipas grekëve

Hënë, 29 October 2018 09:31

Ditën e djeshme, RENEA pas një shkëmbimi zjarri me ekstremistin grek, Konstantinos Kacifas, ka bërë të mundur eliminimin fizik të tij. Por vrasja e tij nga RENEA ka nxitur polemika të forta nga fqinjët grek.

Së fundmi, ish-kreu i OMONIA-s Leonidha Papa, që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri, në një intervistë për Prothema është shprehur se Kacifas nuk kishte ndërmend që të qëllonte askënd, dhe se gjithçka ka nisur për shkak se ai nuk kishte gjetur flamurin në vendin ku e kishte ngritur.

“Konstantini çdo vit në sheshin e fshatit vendoste një flamur shumë të madh grek. Ai e tregonte shumë patriotizmin e tij. Ai donte të tregonte fort identitetin e tij dhe çdo vit ai e vendoste këtë flamur të madh. Pra në mëngjes ai nuk e gjeti flamurin dhe pa disa policë para tij. Ai mendoi se policia shqiptare kishte hequr flamurin nga pika që e kishte vënë çdo vit. Ai ishte irrituar, pas një ndërhyrje verbale me policinë. Një nga oficerët e policisë tregoi armën e tij, dhe ai u tensionua dhe mori armë e tij dhe qëlloi në ajër për t’i kërcënuar. Ai nuk kishte ndërmend të vriste askënd. Nëse donte të vriste, ai do të vriste, por nuk donte”, është shprehur Papa.

“Më pas ai shkoi në fshat në një objekt të braktisur për t’u fshehur, por në atë kohë policët shqiptarë e gjetën. Ajo që ata thonë në fshat është se për një orë ata dëgjuan të shtëna, sepse askush nuk mund të afrohej. Ka dy versione. I pari që policia shqiptare i kërkoi atij që të dorëzohej, por ai refuzoi, ndërsa më pas mbaruan të shtënat ai doli dhe tha “Rroftë Greqia” duke zgjedhur vdekjen pa dorëzim. Ndërsa versioni i dytë është që policia shqiptare e ka vrarë dhe më pas ka bërë të dukej sikur pati përleshje dhe shkëmbim zjarri. Fatkeqësisht nuk mund ta dimë të vërtetën”, ka vijuar më tej ish-kreu i OMONIA-s.

Ndërsa Papa ka ashpërsuar dhe më shumë tonet, teksa thotë se policia shqiptare ka goditur nënën e Kacifas, gjatë kontrollit të banesës.

“Kam folur me prindërit. Policia shqiptare gjatë kontrollit të banesës së tij nuk hezitoi që të godiste edhe nënën e tij’. Gjithashtu Leonidha Papa thotë se nënës së Konstantinos Kacifas nuk i është treguar e vërteta për vrasjen e djalit. “Nënës nuk i kemi treguar, ajo e di se është arrestuar dhe jo se ka vdekur. Konstantini ishte babai i një vajze 13-vjeçare. Ai ishte divorcuar” 

Modifikuar më Hënë, 29 October 2018 09:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...