Qeveria e Greqisë ka folur për vrasjen e 35-vjeçasit Kacifas në Bularat të Gjirokastrës. Nëpërmjet zëdhënësit të saj, njëherësh edhe sekretari i shtetit, Dimitris Tzanakopoulos thotë se autoritetet greke janë në komunikim me autoritetet e Shqipërisë.
Duke iu përgjigjur deklaratës së kryeministrit Rama, ai thotë se tonet e ulëta duhet të respektohen nga qeveria shqiptare dhe se çështja nuk duhet të trajtohet me agresion kur një jetë është humbur, në mënyrë që të mos ushqehen reflekset e shoqërive.
"Autoritetet greke po ndërmarrin të gjitha veprimet e planifikuara në këto raste për të gjetur saktësisht se çfarë ndodhi me vdekjen e 35-vjeçari Kostandin Kacifas në Shqipëri", u shpreh Dimitris Tzanakopoulos për një stacion televiziv grek, raporton Protothema.
Ai theksoi se nuk duhet të nxitojmë për të nxjerrë përfundime dhe të qëndrojmë në mesazhin strikt të dërguar nga Ministria e Jashtme greke.