Flasin banorat e Bularatit: Kostandini djali i mirë, kishtë një vajzë 13 vjeçe

Hënë, 29 October 2018 10:12

Kostandin Kacifa, i cili u vra një ditë më parë nga forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës ishte i divorcuar dhe nga martesa kishte një vajzë rreth 13 vjeçe.

Siç bëjnë të ditur banorët, ai jetonte në Greqi, ndërsa prej dy ditësh kishte ardhur në Shqipëri, ku edhe jetonte tek prindërit. 

Sipas familjarëve, ai nuk ishte problematik, madje në Athinë kishte një punë të mirë. Ata kërkojnë që ngjarja të mos politizohet, pasi djali i tyre ka bërë një veprim jo të matur. 

"Nuk e dimë si ndodhi. Janë njerëz të mirë, shikojnë punën e tyre dhe shtëpinë e tyre. Nuk kishte bërë veprime të tilla. Ai ishte djalë shumë i mirë. Nuk mund të thuash fjalë të këqija për atë djalin. Unë dëgjova të shtëna, por mendova se ishin për festën", tha një banore e fshatit.

35-vjeçari u vra nga forcat RENEA pas një shkëmbimi me armë zjarri.

Nëna e 35-vjeçari në një lidhje telefonike për një televizion grek e dëshpëruar  dhe mes lotëve artikulon fjalët "pse duhet të vrisnin djalin tim".

Modifikuar më Hënë, 29 October 2018 11:07
Login to post comments