Nëna e Kostandin Kaçifas flet për mediat greke

Hënë, 29 October 2018 10:35

Nëna e 35-vjeçarit Kostandin Kaçifas, që u vra në Bularat gjatë përleshjes me policinë, ka folur për mediat greke mëngjesin e sotëm, duke shprehur zemërimin për humbjen e djalit të saj.

Në një lidhje telefonike për emisionin e mëngjesit në televizionin Ant1, ajo u shpreh e pikëlluar: “Pse duhej të vritej djali im? Ishte i gëzuar sepse do të zbukuronte shkollën për 28 Tetorin, do të nderonte heronjtë. Shqiptarët nuk e duan minoritetin. Nuk dua më të jetoj pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”.

 

Të afërmit e Kostandin Kaçifas, të cilat jetojnë në Athinë, kanë shkuar në fshatin Bularat për të mbështetur nënën e tyre.

35-vjeçari minoritar terrorizoi të dielën fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër. Ai qëlloi me breshëri policinë dhe pas shkëmbimit të zjarrit me forcat speciale RENEA, mbeti i vdekur. Vrasja e tij ka shkaktuar përplasje diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë. 

Modifikuar më Hënë, 29 October 2018 11:07

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...