Pasi kërkoi ndryshim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’, Arkimed Lushaj heq dorë nga ankimimi.
Këngëtari i njohur i rrepit, me emrin e artit Stresi u arrestua pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një bande kriminale si dhe për armëmbajtje pa leje.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BW’ se Lushaj kërkoi nëpërmjet avokati të tij që mos të zhvillohej gjyqi, me pretendimin se nuk kishte besim tek drejtësia shqiptare.
“Dua te rri ne burg, pasi nuk kam besimte drejtësia”, kështu mësohet të jetë shprehur përmes avokatit të tij Stresi, raporton ‘BalkanWeb’.
Arkimed Lushaj u arrestua mbrëmjen e 17 tetorit në një hotel në periferi të Tiranës. Policia gjeti dhe një armë si dhe një sasi kokaine. Por familja e tij ka hedhur poshtë çdo akuzë për të duke e cilësuar arrestimin politik për shkak të babait të tij Sali Lushaj, ish-truprojë e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Nga ana tjetër prokuroria kishte përgjuar Stresin duke folur me grupin e Bajrave, të cilëve iu kërkonte ndihmë për t’u larguar jashtë vendit. Po kështu sipas prokurorisë, Stresi kishte një rol në shpërndarjen e drogës në Tiranë.