Kursi i këmbimit/ Forcohet leku – Bie Euro, Dollari dhe Paundi britanik

Hënë, 29 October 2018 10:55

Java ka nisur pozitive në tregun valutor vendas për monedhën kombëtare, lekun, i cili është forcuar ndaj valutave kryesore ndërkombëtare.

Ashtu siç paralajmëruan edhe ekspertët , monedha europiane do të vijojë të zhvlerësohet më tej ndaj monedhës vendase. Euro e ka nisur javën në rënie të me 0.1 lekë për njësi kundrejt lekut. Monedha këmbehet sot për 124.2 lekë në blerje dhe 125 lekë në shitje.

Ndërkohë, java nuk ka nisur pozitive as për valutën amerikane, e cila është zhvlerësuar me plot 0.4 lekë për njësi nga dita e premte kundrejt monedhës vendase. Dollari amerikan këmbehet në pikat e këmbimit valutor për 108.8 lekë në blerje dhe 109.7 lekë në shitje.

Një rënie me 0.3 pikë nga dita e premte në kursin e këmbimit valutor ka regjistruar po ashtu edhe paundi britanik, duke zbritur kështu në nivelin e 139.5 lekëve.

Sa i takon valutave të tjera, dollari australian është forcuar ndal lekut me 0.5 lekë për njësi, duke u ngjitur në kuotën e 77 lekëve. Franga zvicerane po ashtu ka shfaqur një tendencë rritje këtë të hënë dhe këmbehet për 109.2 lekë në blerje dhe 110 lekë në shitje. Ndërsa, dollari kanadez nuk ka regjistruar luhatje gjatë ditës së sotme dhe vijon të mbetet në nivelin e 38 lekëve.

Login to post comments