Parajmërimi i “Ilsole24ore” në analizën e korrikut 2018-Merkel, ëndrra e kancelares” Drejtimi i Komisionit Europian”

Hënë, 29 October 2018 11:46

Në një analizë të muajit korrik të vitit 2018, “Ilsole24ore” shkruante se kancelarja gjermane Angela Merkel mund të synojë vitin e ardhshëm kreun e Komisionit Europian, post që aktualisht mbahet nga Jean-Claude Juncker.

Në analizën e publikuar evidentohet fakti se vitin e ardhshëm përfundon mandati i kreut të Bankës Qendrore Europiane dhe ai i Presidentit të Komisionit Europian.

E në garën për drejtimin e këtyre institucioneve të rëndësishme, sipas “Ilsole24ore”, Merkel mund të lëshojë në garën për postin e kreut të BQE-së për të marrë drejtimin direkt të Komisionit Europian.

“Përllogaritësja pragmatike Merkel mund të vendosë që të sakrifikojë presidencën e BQE-së, që do të përbënte detyrën e katërt financiare që mbajnë përfaqësues nga vendi i saj, një “poker asash” gjerman. Duke lëshuar drejtimin e BQE-së, Merkel mban një dorë në fondin për shpëtimin e shteteve që do të përforcohet me paketën e reformave europiane dhe në shkëmbim mund të kërkojë poltrona politike me peshë, për shembull atë të Jean-Claude Juncker që lirohet në nëntor të vitit 2019, njëkohësisht me atë të Mario Draghit të Bankës Qendrore Europiane e në të cilën mund të ulet vetë Kancelarja” shkruhet në artikull.

Artikulli ngre shumë pikëpyetje për përshtatshmërinë e kandidatit gjerman për drejtimin e BQE-së ndërsa evidentohet se rrethanat e pritshme në Bashkimin Europian (populizmi në zgjedhjet e ardhshme të majit 2019, nevoja për një dorë të fortë në përballimin e krizës së ardhshme, pikëpyetjet për euron apo negociatat politike për ristrukturimin e borxheve të shteteve në krizë)

Artikulli origjinal i korrikut 2018: https://www.ilsole24ore.com/art/mondo/2018-07-28/merkel-sogno-cancelliera-guidare-commissione-ue-201842.shtml?uuid=AEIrmzTF

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...