Në vendin e “luftës”, ku RENEA vrau Kostandino Kaçifan (video)

Hënë, 29 October 2018 12:41

ABC News sjell pamje nga vendi ku ndodhi përplasja me armë zjarri dhe për pasoje mbeti i vrarë Kostandino Kaçifa. Siç shikoni në pamje, kjo është zona ku RENEA kishte rrethuar 35-vjeçarin, i cili qëllonte me armë zjarri i fshehur nga pas depos së ujit në Bularat.

Ndërkohë në këtë fshat kanë mbërritur gazetarët grekë. Shumë banorë të këtij fshati nuk duan të flasin për atë që ndodhi, por ka dhe prej tyre që thonë se 35-vjeçari duhej të kapej po jo të vritej, sepse nuk është kafshë.

Gazetari Orges Sako: “Ndodhemi në kodrën e Bularatit pikërisht në depon e ujit ku 35-vjeçari Kostandinos Kaçifas ka zhvilluar shkëmbimin e zjarrit me efektivët e RENEA-s për gati dy orë gjatë ditës së djeshme. Si pasojë ka mbtur i vrarë në vend 35-vjeçari pas thirrjeve të shumta që i është bërë nga reparti RENEA, për t’u dorëzuar por ai ka qenë i vendosur në aktin që ka ndërmarrë, duke shkëmbyer zjarr papushim drejt forcave të policisë. Ndërkohë që reparti i RENEA-s e ka pasur tepër të vështirë për shkak të terrenit të hapur dhe rrezikimit të efektivëve të Policisë së Shtetit”.

Banorja 1“Fshatar ishte”.

Pyetje: “Fshtarëve si iu ishte dukur si djalë”?

Banorja 1: “Shumë i mirë ishte”.

Banorja 2: “Nuk duhej të vritej, ishte njeri dhe jo kafshë”.

Banori 3“S’dimë gjë ne tjerët. Nuk mund t’ju them asnjë llaf. Do ju lutem shumë largohuni!

Kaçifa ishte prind i një vajze, i divorcuar dhe prej kohësh jetonte në Athinë. Në shtëpinë e tij në Bularat jeton vetëm nëna e tij, e cila sipas mediave greke, thotë që shqiptarët nuk i donin minoritarët.

Kostandinos Kaçifa qëlloi me armë ndaj efektivëve dhe nuk iu bind thirrjes për t’u dorëzuar, por ka bërë disa orë rezistencë me plumba. Incidenti nisi paraditen e së dielës pak minuta para se në këtë zonë të zhvillohej ceremonia e festës kombëtare të Greqisë, ndërsa ndjekja e policisë vazhdoi deri në orën 15:30 ku policia njoftoi për vrasjen e 35-vjeçarit.

Login to post comments