Vdekja e 13-vjeçares, babai hedh poshtë pistën e vetëvrasjes: Ku dyshoj

Hënë, 29 October 2018 13:01

Sot në studion  e emisionit “Me Zemer te Hapur” të autores Evis Ahmeti  do të rrëfehet për herë të parë babai i vajzës 13 vjeçare e cila u vetëvra me armen e gjahut. Familja po përjeton një situatë të vështire, pas kësaj ngjarjeje që ka lënë gjurmë në jetën e tyre.

Babai i 13-vjeçares i ftuar në studio tha se nuk mendon se është vetëvrasje por ai gjithashtu mohoi që familja apo vajza të kishte problem me njeri.

“Me sa e kam rritur unë, atë armë s’ja kam dhënë kurrë armë në dorë. S’ka pas as fizikun me mbajt atë armë se ishte shumë e fortë. Nuk ka pasur mundësi vajza ime ta karikonte atë që të shtinte. Nuk e kam parë të shqetësuar vajzën. S’e mendoj për vetëvrasje. Me nusen nuk ka shkuar mirë, jo vajza, po e gjithë familja, si çdo familje por jo që të shkojë puna deri këtu. S’kemi pasur asnjë shqetësim. Vajza ime nuk ishte nxënëse e mirë, por as e keqe jo. Mua mësuesit dhe psikologët dhe shoqët e shoqet kanë qenë te shtëpia por nuk më kanë thënë asgjë. Vetëm vështirësi ekonomike kemi pasur problem, asnjë hall tjetër,” tha i ati.

Ngjarja ka ndodhur disa jave më parë dhe tronditi gjithë opinionin publik.Në 11 tetor të 2018 Policia e Tiranës njoftoi se një   13-vjeçare me inicialet  K. B  humbi jetën nga plagët e armës së zjarrit .

U tha se K. B. 13 vjeçe,  u gjet e plagosur me armë zjarri në shtëpinë e saj, me pas ajo u dërgua  për ndihmë mjekësore në spital nga i ati, por fatkeqësisht vogëlushja nuk arriti të jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Babrrusë, aty ku e mitura jetonte bashkë me prindërit e saj si dhe anëtarët e tjerë të familjes të cilët janë pjesë e komunitetit egjiptian.

Pas ngjarjes, u ngrit edhe një grup i posaçëm hetimor që në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale  arriti ne rezultatin  se e mitura K. B,. është vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Login to post comments