Të qenët reja e këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli, ka bërë që ajo të jetë fokusi i portaleve, të cilat nuk kanë reshtur së shkruari vazhdimisht për çdo lëvizje të saj.
Por, natyrisht se Learta Jakupi dëshiron që publiku ta njohë edhe anën tjetër të saj.
Ajo mbajti të shtunën koncertin e dytë solistik, ku ishte e shoqëruar në piano nga pianistja Ana Kaçinari.
Përveç pasionit të madh, Learta ka mbaruar studimet për kanto.