Sulmohet biznesi i shqiptarëve në qendër të Athinës

Tuesday, 30 October 2018 08:34

Një zyrë turistike shqiptare në qendër të Athinës është sulmuar me bomba molotov. Sipas mediave greke, bombat e molotovit u hodhën në pjesën e përparme të kësaj zyre nga persona të paidentifikuar.

Sulmi ka ndodhur paraditen e djeshme, por mediat greke fillimisht nuk e kishin raportuar si ngjarje. Policia e Athinës thotë se nuk ka persona të lënduar nga sulmi me bomba molotov. Hetuesit e lidhin këtë ngjarje me vrasjen e minoritarit Kostandino Kaçifas, që mbeti i vdekur në fshatin Bularat nga shkëmbimi i zjarrit me policinë.

Pas kësaj ngjarje, autoritetet greke forcuan masat e sigurisë në bizneset e dyqanet e shqiptarëve në Athinë, si dhe në ambasadën e konsullatën shqiptare. 

Modifikuar më Tuesday, 30 October 2018 08:42
Login to post comments