Dy turistë nga Irlanda e Veriut që që kishin mbetur të bllokuar në Bjeshkët e Kaprres, në Theth kanë arritur të shpëtohen.
Pas 8 orë kërkimesh nga Policia dhe banorët e zonës u bë e mundur gjetja e tyre.
"Në orët e mbasdites së djeshme, Policia ka marrë njoftim se në afërsi të Bjeshkëve të Kaprres, dy turistë, S. C., 27 vjeçe nga Holanda dhe C. S., 33 vjeç nga Irlanda e Veriut, kanë ngatërruar rrugën për të dalë në qafën e Valbonës dhe kanë dalë në vendin e quajtur “Qafa e Pejës
Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas 8 orë kërkimesh, u bë e mundur gjetja e tyre në vendin e quajtur “Maja e Jezercës” në një zonë të thepisur dhe me rrezik për jetën e tyre", informoi sot policia e Shkodrës.
Më pas turistët janë transportuar në Theth dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Dy turistët kanë falënderuar Policinë dhe banorët për gjithçka bënë për t'i shpëtuar, pasi gjendeshin në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën, pa ujë dhe ushqime, si dhe të kërcënuar nga kafshët e egra në atë mjedis ku ndodheshin.