Zhvillohet sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit dhe bandës së tij.
Ndërkohë që në seancë nuk janë të pranishëm të akuzuarit, asnjë nga 5 anëtarët e bandës “Shullazi”. Ata përfaqësohen nga avokatët e tyre, të cilët po lexojnë konkluzionet e mbrojtjes.
Seanca gjyqësore e ‘Shullazit’ po zhvillohet nën masa të forta sigurie.