Një 14-vjeçar nga Librazhdi ka ndërruar jetë pak orë para ditëlindjes, në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ai është Qamil Muçaku, 14 vjeç dhe mesa duket një aksident i ndodhur rreth një javë më parë, i ka marrë jetën.
14 vjeçari u rrëzua nga kali dhe më pas u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë nga ku njoftohemi se ka ndërruar jetë mbrëmë, afër mesnate.
“Më datë 30.10.2018, rreth orës 23:30, në spitalin e traumës Tiranë, ku ka qenë dërguar për mjekim më të specializuar, ka ndërruar jetë shtetasi Q.M., vjeç 14, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, pasi ky shtetas më datë 24.10.2018, në fshatin Xhyrë, është rrëzuar aksidetalisht nga një kafshë dore (kafshe pune)”, njofton policia.