Pasaktësi në deklarime – DPT apel tatimpaguesve: Vetëkorrigjoni të dhënat e pasakta, përbëjnë shkelje!

E mërkurë, 31 October 2018 15:35

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur një proces informimi për tatimpaguesit që kanë shfaqur pasaktësi në deklarimet e tyre, të cilat përbëjnë shkelje dhe thyerje të rregullave të analizës së riskut. Kjo i bënë këta tatimpagues subjekt të kontrolleve apo vlerësimeve nga zyra.

Sipas Administratës Tatimore, nga monitorimi i bërë për vitin 2018 rezulton se ka:

mospërputhje të vlerës së eksporteve të deklaruar në doganë dhe në organet tatime;
mospërputhje të vlerës së importeve të deklaruar në doganë dhe në organet tatime;
tatimpagues pasivë që figurojnë blerës në librat e shitjes të të tretëve;
tatimpagues pasivë që figurojnë shitës në librat e blerjes se të tretëve;
tatimpagues që shesin tek tatimpaguesit pasive;
mosdeklarim i saktë i blerjeve që verifikohet nga kryqëzimi i numrave seriale të faturave
Administrata Tatimore për tatimpaguesit pasivë që rezultojnë se kanë kryer transaksione, si në blerje ashtu dhe në shitje, do të bëjë menjëherë kalimin në status aktiv. Gjithashtu do të kryhen vlerësimet përkatëse tatimore nëse tatimpaguesit nuk paraqesin prova që këto transaksione nuk janë kryer realisht.

Ndërkohë, DPT u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të vetëkorrigjojnë të dhënat e pasakta. Në rast paqartësie, tatimpaguesit duhet të paraqesin argumentet e tyre pranë Drejtorive Rajonale Tatimore ku janë të regjistruar.

Login to post comments