Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për të ashtuquajturën banda e Jurgen Mollës. Në përfundim të procesit trupi gjykues vendosi dënimin me 15 vite burgim për Jurgen Mollën.
Jurgen Molla Policia 600x315
Të dënuar:
Jurgen Molla 15 vite Ulet 1/3 10 vite
Shyqyri Kotorri 14 vite Ulet 1/3 9 vite e 4 muaj
Anest Koromani 14 vjet Ulet 1/3 9 vite e 4 muaj
Arif ÇiÇo 14 vjet Ulet 1/3 9 vite e 4 muaj
Enver Kurtulus 13 vite Ulet 1/3 8 vjet e 8 muaj
Abubekir Tuncedemir 14 vite Ulet 1/3 9 vite e 4 muaj
Blerim ukimeraj 12 vite Ulet 1/3 8 vite
Elmi Thaci 12 vite Ulet 1/3 8 vite
Orges myftaraj 13 vite Ulet 1/3 8 vite e 8 muaj
Të pandehurit e këtij procedimi penal janë pjesë e një rrjeti më të gjerë të arrestuarish, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në linjën Turqi-Kosovë/Greqi-Shqipëri me destinacion vendet e Bashkimit Europian përgjatë viteve 2015-2016.
Në korrik 2016, Policia shqiptare deklaroi se në kuadër të operacionit “Ballkan” ishin arrestuar 30 persona dhe 23 të tjerë ishin shpallur në kërkim në Shqipëri, Greqi, Maqedoni dhe Bullgari. Procesi për një pjesë të të pandehurve po kryhet në vendet ku janë arrestuar.
Ndaj ketij grupi Prokuroria renditi 4 episode të trafikut në kërkesën për gjykim, ngjarje këto të ndodhura nga qershori 2015 deri në mars të vitit 2016.