Dhjetë persona ka rënë në prangat e policisë në Monza dhe në disa qytete të tjera të Italisë për trafik të lëndëve narkotike. Sipas raportimeve të mediave vendase, bëhet me dije se janë arrestuar 8 shqiptarë, një italian si dhe një shtetas rumun.
Ndalimi dhe më pas arrestimi i trafikantëve është bërë pas lëshimit të urdhrit nga Gjykata e Varezës. Ndaj grupit tashmë të arrestuar rëndon akuzat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si heroinë, kokainë, por edhe marijuanë, përcjell ilcittadinomb.it.
Pas operacionit të karabinierëve, shqiptarët dhe dy shtetasit e tjerë janë ndaluar në Milano, Monza, Brianzas, Vareses, Pesaros, Urbinos si dhe në Rovigos.
Hetimet që zbuluan grupin e trafikantëve të drogës kanë nisur më 10 nëntor 2016, pas ekzekutimit me armë të dy shqiptarëve, Alban e Agron Lleshaj në zonën e Canegrate.