Protestë në Selanik/ “Shqiptarë vrasës! Koha juaj mbaroi” (VIDEO)

E mërkurë, 31 October 2018 20:56

“Kostandinos jeton! Ti na udhëheq”, “Kostandinos Kaçifas, i pavdekshëm”, “Shqiptarë vrasës, koha juaj mbaroi”, shkruhej në pankartat e një proteste të zhvilluar në Selanik pas vrasjes në Shqipëri të Kostandinos Kaçifas.

Protestuesit mbanin flamuj grekë dhe pankarta ku shkruhej: “Vorio-Epiri tokë mëmë ka shtetin grek”, “Vorio-Epiri kërkon autonomi”, “E drejta njerëzore mbi Vorio-Epirin”, “Gjirokastra dhe Dropulli janë Vorio-Epir”, etj.

Një ditë më parë, një protestë e ngjashme u zhvillua në Athinë, ku u dëgjuan thirrje raciste për shqiptarët dhe u dogj flamuri shqiptar.

Login to post comments