Kryhet fluturimi i parë low cost drejt Dortmundit – Ja ditët kur do të operojë linja direkte

E Enjte, 01 November 2018 07:04

Kompania hungareze ajrore me kosto të ulët, ‘Wizz Air’ ka nisur të martën fluturimet direkte Tiranë-Dortmund. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Aeroportit ‘Nënë Tereza’ dhe kjo linjë do të operojë dy herë në javë, të martën dhe të shtunën.

Dortmundi bëhet kështu destinacioni i tretë gjerman me linjë direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, pas Mynihut dhe Frankfurtit.

Ndërkohë, sipas kreut ekzekutiv të TIA-s, Rolf Castro-Vasquez, tha se pas Dortmundit së shpejti pritet që destinacione të tjera të shtohen në listë.

“Wizz Air ka zgjeruar shërbimet e tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në dy vitet e fundit me tre destinacione të reja: Budapest, Londër dhe tani, Dortmund. Ky është një lajm i mirë për të gjithë. Ndërkohë, destinacione të tjera do të vijnë së shpejti. Gjermania tani është shumë më afër”, tha Castro-Vasquez.

Në prill të këtij vitit, Wizz Air nisi fluturimet direkte drejt aeroportit të Lutonit në Angli.

Login to post comments