44 akuza rëndojnë mbi sulmuesin e dyshuar në sinagogën në SHBA

E Enjte, 01 November 2018 07:06

I dyshuari për të shtënat masive në një sinagogë në Pitsburg të Shteteve të Bashkuara, ku mbetën të vrarë 11 vetë, u ngarkua me 44 akuza.

Akuzat kundër Robert Bowers përfshijnë ato për krim nga urrejtja fetare dhe shkaktim të dëmtimit të oficerëve të policisë, raporton REL.

Fillimisht mbi të rëndonin 29 akuza - disa prej të cilave bartin dënimin me vdekje.

Bowers pritet të dalë në seancën e dytë dëgjimore në një gjykatë federale në Pitsburg të enjten.

Ai e sulmoi sinagogën “Tree of Life” të shtunën, ndërsa të mbijetuarit thanë se ai ka brohoritur “të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin” teksa hapi zjarr.

Autoritetet e përshkruan sulmin si më vdekjeprurësin ndaj komunitetit hebre në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Login to post comments