Kthjellimet dhe vranësirat kalimtare dominojnë në të gjithë territorin. Më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin verior dhe zonat veriperëndimore, por pa rrezikuar shira.
Ndërsa, gjatë pasdites pritet përmirësim i situatës atmosferike duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin, me praninë e vranësirave të lehta në veri-verilindje.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do te pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës, duke luhatur vlerat ditore nga 10 në 28°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi lindor-juglindor duke krijuar në det dallgëzim mbi ballë