Zbulohet lëvizja e papritur e Saimir Tahirit, ja çfarë pritet të bëjë

E Enjte, 01 November 2018 08:57

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahir, pas një viti heshtje, ka vendosur që sot të flasë para medias për të treguar disa gjëra që i di vetëm ai,, siç u shpreh. Kjo është lëvizja e dytë që bën brenda këtyre ditëve, Tahiri, për t'i shpëtuar akuzave.

Tre ditë më parë , ish-ministri dorëzoi disa dokumenta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, që i konsideroi si "prova decizive" për çështjen e tij dhe sot është shprehur se heshti 1 vit, por në orën 11:00 do të japë një deklaratë për mediat.

Këtë aksion të tij në një kohë kur dosja Tahiri e lidhur me atë të grupit Habilajt për trafik ndërkombëtar droge është ende në hetim, opozita e konsideroi si hapin e ri të kryeministrit Edi Rama për të çliruarin ish-ministrin e vet nga akuzat,  por kreu i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi shprehimisht se Tahiri do të hetohet për trafik droge dhe jo për vepra të lehta.  

Login to post comments