Merrte ryshfet, arrestohet infermierja e Spitalit Psikiatrik Elbasan

E Enjte, 01 November 2018 09:04

Një infermiere në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit është ndaluar nga krimi ekonomik me akuzën se merrte ryshfet.

Ndalimi i 50-vjeçares, Shpresa Tollumi, banuese në fshatin Bujaras, u bë me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Ajo akuzohet për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Materialet iu referuan Prokorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme

Login to post comments