Skandaloze sjellja e Edi Ramës në Kukës dhe përpjekja për të mashtruar kuksianët me pamje 3D të aeroporteve nëpër botë.
Një ditë më parë Edi Rama ishte në Kukës ku ripremtoi për banorët vënien në funksion të aeroportit që sipas tij do të sillte një rigjallërim të ekonomisë së qytetit dhe më shumë mundësi punësimi për të gjithë të rinjtë.
Rama u shpreh që me nisjen e vitit të ardhshëm do të niste puna për kthimin e aeroportit në gjendje pune, dhe nuk u ndal me kaq. Në rrjetet sociale ai postoi dhe projektin për këtë aeroport ku shkruante: Aeroporti i Ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit, në realitet do jetë më i bukur se këtu.
Po në një hulumtim të bërë nga Faxweb.al shihet se ideja e projektit të prezantuar nga Rama është e vjedhur.
Kjo pasi fotoja e prezantuar si projekt nga ana e kryeministrit është marrë nga Aeroporti i Kutaisit në Gjeorgji, ideuar nga studioja UN.
Nuk dihet nëse Rama është impresionuar kaq shumë nga aeroporti gjeorgjian dhe ka menduar të aplikojë të njëjtin projekt në Kukës, apo dje në nxitim e sipër ka prezantuar një projekt të dikujt tjetër. Derimë tani nuk ka asnjë tender të bërë publik për ndërtimin e aeroportit dhe as një shifër të përafërt për koston e rindërtimit.
Aeroporti i Kutasit ka pasur rreth 300,000 pasagjerë në vitin 2016, duke bërë që të kërkojë tashmë një zgjerim, sipas projektit të publikuar dhe nga Rama, që në Gjeorgji është vënë në zbatim që prej vitit të kaluar.
“Unë besoj shumë që në këtë zonë ne do të shohim modelet e para të zhvillimit të turizmit malor edhe për një arsye tjetër, sepse këtu në Kukës, besoj në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi i aeroportit të Kukësit. Aeroporti ekzistues do të transformohet tërësisht në një aeroport të standardeve ndërkombëtare për fluturimet me çmime të ulëta dhe studimi që ne kemi bërë me ekspertë të huaj na ka inkurajuar shumë, edhe mua më ka entuziazmuar shumë, sepse të gjitha analizat e bëra sipas metodave profesionale të parashikimit për suksesin e një biznesi tregojnë se aeroporti i Kukësit do të lëvizë në një mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit”, tha dje shefi i qeverisë.