Ambasada amerikane jep të tjera këshilla për të gjithë ata që aplikojnë në lotarinë amerikane, që duhet thënë në Shqipëri janë me qindra mijëra.
Kësaj radhe ambasada e SHBA që vë në dispozicion sërish konsullen Ana thotë se nëse gjatë aplikimit shfaqet një mesazh gabimi, duhet ta provoni më vonë
“Departamenti i Shtetit është në dijeni që disa aplikantëve u shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqen të kryejnë aplikimin për t’u regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2020 ose për të kontrolluar statusin e tyre. Zyrtarët aktualisht po punojnë për të rregulluar këtë çështje. Nëse hasni një problem gjatë procesit të aplikimit për Lotarinë, lutemi provojeni më vonë. #pyetanen”, shkruan ambasada e SHBA në “Facebook”.