"Deri para magjistraturës me Fildesin kishim marrëdhënie shumë të mira". Kështu ka deklaruar Fadil Kasemi për ish-bashkëshorten e tij të ndjerë Fildes Hafizi në dëshminë e dhënë para gjykatës.
Vrasësi i gjyqtares tha se se Fildesin e kishte ndihmuar të punësohet edukatore dhe pastaj drejtoreshë.
Kasemi: Pastaj më kërkoi të vazhdoj Juridikun dhe më pas më kërkoi të fitonte Juridikun në mënyrë të papërshtatshme. Deri para magjistraturës me Fildesin kishim marrëdhënie shumë të mira. Më pas më thoshte gjëra që nuk i kuptoja, më mbyllte celularin, më thoshte që nuk i dua fëmijët. Për 15 vite kam paguar qiranë dhe nuk e dija sa e kishte gruaja rrogën.
Kasemi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes, Fildes Hafizi, e cila punonte si gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës.
Krimi i rëndë u shënua me 31 gusht 2017 pranë shtëpisë ku banonte Fildesi, dy fëmijët dhe prindërit e saj të moshuar.
Kasemi përballet me akuzën "vrasje", "armëmbajtje pa leje" dhe "rrëmbim dhe mbajtje peng personi".
Fildese Hafizi u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish-bashkeshorti Fadil Kasemi me të cilin kishte më shumë se dy vjet që ishte divorcuar.
Sipas akuzës i pandehuri e kishte kercënuar gjyqtaren edhe më herët publikisht me armë, në prani edhe të fëmijëve të tyre.