×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Në Shqipëri mjerimi paguhet!

E Enjte, 01 November 2018 17:45

Nxënësit e shkollave në Skoci kanë vendosur që të solidarizohen me personat e pastrehë që nuk kanë një çati për të fjetur.

Më shumë se 50 shkolla me 4400 nxënës në këtë shtet do të flenë në qiell të hapur, me qëllim të ndërgjegjësimit të tyre për gjendjen e të pastrehëve.

Ndërsa në Shqipëri janë të pastrehët që duhet të solidarizohen më nxënësit dhe studentët. Të paktën të pastrehët e dinë që nuk kanë një shtrat dhe një shtëpi të ngrohtë, por studentët e akomoduar në konviktet e Qytet Studenti paguajnë 450 mijë lekë në vit për të fjetur në një dhomë të zhytur në lagështi.

Mjafton ti hedhësh një vështrim fasadave të konvikteve për të kuptuar mjerimin që është ulur këmbëkryq brenda godinave. Në Shqipëri mjerimi paguhet!

Studentët e rretheve në pamundësi ekonomike për të qëndruar në shtëpi me qira, zgjidhjen e vetme shohin konviktet. Nëse ti që po e lexon ke qëndruar në konvikt përpara 20- viteve, e garantuar që asgjë nuk ka ndryshuar. Dhoma mikroskopike, krevatë të dalë sustash, dollapë të shqyer, mure plot lagështi, tualete pa ujë dhe ku akoma ekzistojnë fuçitë dhe kovat.

fhh

Pas disa muajsh qëndrim, një konviktor i Qytet Studentit përfundon në spitale duke u kuruar nga astma e krijuar nga lagështia.

Kjo e gjitha sepse kemi një kryeministër dhe një kryebashkiak fasadash.

Për Veliajn është më e rëndësishme pikturimi i fasadave të pallateve sesa rikonstruktimi i konvikteve.

Edhe sa do të vazhdojë kjo gjendje? Edhe sa do i nëpërkëmbin studentët?

Ankesat e studentëve kanë rënë në vesh të shurdhët deri më tani, por historia ka treguar se studentët mund të përmbysin gjithçka kur ata bashkohen për kauzat e përbashkëta. Strehimi është ‘e keqja më e vogël’ përballë tarifave skandaloze dhe vjeljes së studentëve shqiptarë në çdo aspekt të mundshëm.

Në një vend ku studenti trajtohet si ‘burim të ardhurash’, qeveria ka rënë! Prandaj Shqipëria del e para në listat e emigracionit me të lartë. Të gjithë largohen! Më mirë një i pastrehë në Evropë, sesa student në Shqipëri!

(R.B/ 55news.al)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...